Xhaka i kthen përgjigjie sekretarit të FZF-së

Diel, 08 July 2018 11:58

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.

“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecherit. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, është shprehur Xhaka për “SDA”.

Xhaka ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për ‘Natin’. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 për qind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Xhaka.

Edhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për t’u obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për t’u bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj). Vendim adekuat nuk është sjellë. FZF-ja do t’i shoqërojë edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës. FZF-ja edhe më tej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...