Buffon prezantohet te PSG: Do të provoj të jem një portier i madh përsëri

Tuesday, 10 July 2018 06:54

“Trajnimi” i parë mund të konsiderohet i bërë tashmë për Gianluigi Buffon te PSG, i cili është prezantuar për tifozët e rinj, pas një jete të kaluar me fanellën bardhezi. Ish-portieri i Juventusit ka zbuluar të gjitha ndjenjat e tij në fillim të aventurës së re në Ligue 1, me kampionët parizienë.

Një mirëseardhje shumë e veçantë për portierin e datëlindjes 1978, të cilin e ka shoqëruar muzika italiane në dyqanin zyrtar të kubit. Duke folur në një konferencë për shtyp, portieri veteran italian tha: “Unë jam i ngazëllyer për këtë sipërmarrje të re, e cila më jep një energji të veçantë. Jam këtu për entuziazmin e tifozëve, për mjedisin dhe magjinë e Parisit.
Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Presidenti më kërkoi me forcë, kur po planifikoja të ardhmen time. Ftesa për të luajtur këtu ishte një surprizë për mua në fillim të majit. Ndjeva se kisha diçka të rëndësishme për të dhënë, ndoshta edhe nga fakti se gjithmonë dëshiroj të mësoj diçka të re”.
Buffon vjen te PSG, pa garanci të ndryshme, si vendi i titullarit apo titulli kampion i sigurtë: “Unë kam qenë gjithmonë i zoti dhe askush nuk më ka garantuar gjë apriori. Kam fituar gjithmonë në fushë; fizikisht dhe mentalisht jam mirë. Do të jap gjithçka për ta bërë më të madhe, me punë dhe paraqitje në fushë, figurën time si portier.
Dua të provoj se jam ende një portier i madh dhe jam i sigurt se do ta dëshmoj këtë. Deri në këtë vit kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, kështu që kam qenë konkurrues në nivelin më të lartë. Unë dua të luaj deri sa të jem në gjendje të bëj mirë. Pse të ndaloj, për sa kohë që mund të provoj të jem ndër portierët më të mirë”.
Liga e Kampionëve është padyshim objektivi më i madh i tij, edhe i PSG: “Eshtë një objektiv madhor, që na përbashkon mua dhe PSG, por jo një obsesion. Këtu mendoj se mund të rritem, ndërsa klubi ende mund të përmirësohet, ndaj le të aspirojnë për ta fituar këtë trofe. Champions-i është një nga objektivat më të rëndësishëm në futboll.
Por, kur sezoni të fillojë, ju nuk mund të mendoni vetëm për Champions-in, do të ishte e çmendur. Ka edhe objektiva të tjerë një klub futbolli. Skualifikimi nga UEFA? Për mua kjo nuk peshojnë në zgjedhje, ju duhet të pyesni klubin. I respektoj vendimin e UEFA-s, aq më tepër tani, që zemërimi i asaj ndeshjeje ka kaluar”.
Në përzgjedhjen e PSG, ai është ndikuar edhe nga fjalët e Matuidi: “Kur ai mësoi për këtë mundësi, më tha se do të jetë diçka shumë e mirë. Neymar? Pas kthimit zhgënjyes nga Botërori, ai do të ketë më shumë zemërim dhe dëshirë për hakmarrje”.
Ish-portieri i Juventusit është gjithashtu i paekuilibruar në parashikim e fituesit të Kupës së Botës së Rusisë: “Nuk kanë mbetur të gjitha skuadrat e mëdha. Unë mendoj se Franca mund t’ia dalë në fund, sepse ka një trajner të shkëlqyeshëm dhe shumë talente. Favoriti im për këtë Botëror ishte Brazili, por tani mendoj se Franca mund të fitojë”.
Buffon është i hipnotizuar edhe nga kampionati francez: “Në tri vitet e fundit, PSG është skuadra që e kam ndjekur shumë. Kam qenë kurioz për talentet e mëdha të kësaj skuadre në këtë kohë, por kurrë nuk arriti të bëjë të kapërcimin e madh. Natyrisht, kjo kërkon kohë. Me projektin që ka, jam i sigurtë se PSG do të rivalizojë elitën e futbollit europian për disa vite.
Ligue 1? Falë investimeve të PSG është duke u bërë një kampionat shumë interesant. Pastaj, këtu ka ekipe me traditë të madhe, si Bordeaux, Marseille, Saint-Etienne dhe Lyon. Do të jetë mirë të luaj në disa stadiume të caktuara”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...