Ora 20:00, Francë-Belgjikë, në fushë 1.7 miliardë euro

Tuesday, 10 July 2018 19:19

Vetëm gjashtë nga lojtarët që do të jenë në fushë sot në mbrëmje në Shën Petërburg kushtojnë një milliard euro. Ata do të jenë yjet e kësasj gjysëm finaleje. Nga ana franceze. Kilian Mbape, Antuan Grizman dhe Pol Pogba. Nga ana belge, Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Kevin de Bryne.

Sulmuesi i PSG që shkëlqeu me Argjentinën u ble verën e kaluar për 180 milionë euro si shitja e dytë më e madhe në histori. Sa vlen Mbape sot? Sipas specialistëve të merkatos ai është jashtë tregut. Reali dhe M. City kanë bërë disa hapa në drejtim të tij, megjithëse vështirë se PSG do të dojë ta shesë simbolin 19 vjeçar të sulmit të saj. Më të guximshmit e çojnë çmimin e tij edhe 500 milionë euro.

Pol Pogba, i blerë nga Manchester Unaited për 120 milionë nuk ka arritur ta ngrejë vlerën e vet në treg, por ky botëror po e mban në nivele të larta.

Ndërsa për Romelu Lukakun, ku botëror me 4 gola të shënuar deri më tani e ka bërë atë një nga sulmuesit më të shtrenjtë në botë. Sulmuesi 25 vjeçar i i Manchester nuk ka ende një imazh shumëtë fuqishëm, por gjithësesi ai ka hyrë në sferën e golëshënuesve më të mirë të botës.

Kevin De Bryn që mund të luajë në të gjitha postet e mesfushës dhe të sulmit është nga ata lojtarë që ngrenë stadiumin në këmbë. Sezonet e fundit me Manchester City, kanë qenë të shkëlqyeshme. Çmimi i tij nuk mund të zbresë në asnjë rast nën 200 milionë. Eden Hazard, nuk i kap këto shifra në treg, jo për shkak të lojës së tij në fushë, por sepse kontratës së tij me Chelsea-n po i vjen fundi.

Lojtarë që mund të vlejnë rreth 100 milionë janë sot N’Golo Kante, Rafael Varane dhe Samuel Umtiti, megjithëse kluzola e lënies së lirë të këtij të fundit vlen 500 milionë euro.

Burimi: L’equipe/ Pergatiti Lapsi.al

tabela.png

 

 

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 19:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...