Një histori e jashtëzakonshme/ Nga roje plazhi në finalen e Botërorit

Diel, 15 July 2018 11:10

Argjentinasi Nestor Pitana do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme, ku kombëtarja e Francës do të përballet me Kroacinë. FIFA i besoi atij prej performancave të shkëlqyera që ka bërë deri tani. Ai ka arbitruar edhe në Botërorin e Brazilit. Por, për të arritur deri në “majën” e arbitrimit, karriera e tij sportive ka qenë e larmishme. Argjentinasi ka luajtur futboll në fëmijërinë e tij dhe ka arritur deri në nivelin e moshave të Tigresit të Santo Pipos dhe Guarani. Këto klube ishin të qytetit të tij të lindjes. Por, fiziku i tij dhe gjatësia 193 cm e lejuan që të provonte fatin edhe në basketboll, ku arriti të luante deri në ekipin e moshave të Argjentinës.

JASHTË SPORTIT

Jashtë ambientit të sportit, 43-vjeçari ka qenë një roje sigurie në plazhet e Buenos Airesit. Një profesion i tillë e lejoi disa vite më vonë që të interpretonte edhe rolin e një polici sigurie të një burgu në një film “Furia 3”. Por as si aktor nuk bëri shumë histori dhe në vitin 1997 vendosi që t’i dedikohej maksimalisht arbitrimit. Në vitet 2001-2004 nisi të studionte si mësues edukimi fizik dhe më vonë bëri kursin e arbitrimit. Ndeshja e tij e parë si profesionist ishte në vitin 2006, kur la kampionatin e të rinjve për të arbitruar në Divizionin e Dytë argjentinas. Në nivelin ndërkombëtar ai nisi të arbitronte në vitin 2010 në turne si Kupa Libertadores dhe eliminatoret e Amerikës Jugore për Botërorin. Në këtë Botëror ai ka arbitruar ndeshjen hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe më vonë Meksikë-Suedi. Ai ka arbitruar gjithashtu të dyja kombëtaret që sot do të luajnë miqësoren.

BASHKËSHORTJA

Nëse ka një person që u lumturua shumë për zgjedhjen e tij në ndeshjen finale ishte bashkëshortja Romina Ortega. Ajo e ka postuar në rrjetet sociale foton e tij, por në profilin e Rominës ka edhe foto të tjera provokuese, ku tregon hiret e saj. Romina është e apasionuar pas palestrës dhe shpenzon shumë kohë aty bashkë me Nestorin, i cili ka një fizik të frikshëm dhe me muskuj. Diçka e tillë e lejon që të administrojë me lehtësi ndeshjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...