Stacionet e metrove në Paris marrin emrat e yjeve francezë

Tuesday, 17 July 2018 09:12

Seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps, do të ketë një stacion metroje me emrin e tij pas triumfit në botërorin “Rusia 2018”, kurse stacioni me emrin e poetit Victor Hugo, tash e tutje do të njihet edhe me atë të portierit dhe kapitenit të francezëve, Hugo Lloris.

Stacioni do të emërtohet “Victor Hugo Lloris”. Pra Victor Hugo për poetin e ndjerë dhe Hugo Lloris për portierin e Francës, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Edhe Londra ka nderuar seleksionuesin e Anglisë, duke e riemërtuar një stacion metroje, pasi ekipi i tij, përfundoi në pozitën e katërt në Rusi.

Për dallim prej Londrës që ka riemërtuar vetëm një stacion metroje, autoritetet e këtij transporti në Paris kanë bërë gjashtë riemërtime për të nderuar heronjtë e Francës që fituan titullin e dytë të botës. Të parin Franca e kishte fituar para 20 vjetëve..

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...