Burdisso plas bombën te Argjentina: Si më përjashtoi Messi

Tuesday, 17 July 2018 11:34

Në Argjentinë janë gjithnjë e më të bindur që gjatë gjithë këtyre viteve, listën e përfaqësueses dhe formacionin në fushë nuk e kanë bërë trajnerët, por Lionel Messi. E përditshmja sportive “Clarin”, pasi publikoi problemet që kishte pasur “Pleshti” me Lo Celson dhe Fazion, gjatë pjesëmarrjes në “Rusi 2018”, ka zbuluar një tjetër prapaskenë për të përforcuar këto pretendime.

Këtë herë ka qenë ish mbrojtësi i Interit dhe Romës, Nicolas Burdisso, që ka treguar se si humbi vendin në përfaqësuese, që nga momenti kur u grind me Lionel Messin. “Ka qenë një ndeshje Argjentinë-Kolumbi, e cila përfundoi 0-0. Ai u nervozua shumë për një top që nuk ia pasova. Shkuam të sqarohemi dhe në një moment po afrohej, aq sa mendova se do të përdorte duart, por shokët nuk lanë që sherri të agravonte. Më pas sqaruam gjithçka, por që nga ai moment unë nuk u grumbullova më në kombëtare, ndonëse luaja në Serinë A, me Romën”, tregoi Burdisso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...