Transferimi i Ronaldos/ Mourinho flet për një “grusht shteti”

Tuesday, 17 July 2018 12:05

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka përgëzuar Juventusin për të firmosur me bashkëkombasin e tij Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “Tele Stereo Radio” luzitani theksoi se Juventusi ka arritur marrëveshjen me një nga dy lojtarët më të mirë në botë.

“La Liga nuk ka më dy lojtarët më të mirë në botë. Tani njëri është në Spanjë dhe tjetri në Itali. Në Angli, Premier League është kampionati më konkurrues me lojtarët më të mirë. Tani ekzistojnë tre kampionate për t’u parë.

“Tani të gjithë e shohin Italinë për Ronaldon, Premier League sepse është Liga më e mirë dhe Spanja për Messin. Serie A është bërë një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Në futboll, çdo gjë mund të ndryshojë. Nëse ndryshon perspektivat e ekipeve si Interi, Milan dhe Roma, nëse ata nuk e pranojnë pasivisht Juventusin me Cristiano të bëhet më i fortë, do i duhet të gjejnë motivet e duhura nga kjo marrëveshje, pasi mund të ndryshojë Serie A në kuptim të cilësisë, emocioneve dhe ekspozimit.

“Për këtë arsye, unë përgëzoj Juventusin për këtë “grusht shteti”, i cili përfshin futboll, marketing dhe cilësi”, përfundoi Mourinho.

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 12:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...