Ylli i vërtetë i Kroacisë në Kupën e Botës? Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović

E mërkurë, 18 July 2018 07:02

Ajo kishte veshur fanellën e Kombëtares së Kroacisë dhe duartrokiti kur Kroacia u përball me Francën në finalen e Kupës së Botës të dielën.

Më vonë, pas përfundimit të ndeshjes, e lagur nga shiu, Kolinda Grabar-Kitarović qeshte pas humbjes dhe përqafoi çdo futbollist nga të dyja skuadrat ndërkohë që fituesit merrnin medaljet e tyre.
Në fund të ditës, ishte Presidentja e Kroacisë e cila shkëlqeu si protagoniste e vendit të saj në Kampionatin Botëror të Futbollit. Mediatoolkit, një kompani analitike me seli në Zagreb, konstatoi 25% më shumë reagime te lajmet për Presidenten në Finalen e Botërorit krahasuar me të gjithë futbollistët, ndër të cilat lajmi për fituesit e ‘Golden Ball’, Luka Modrić, si dhe Ivan Perišić e Mario Mandžukić.
Më shumë se 80% e reagimeve ishin pozitive, tha Mediatoolkit, për një grua që shkoi në Rusi me shpenzimet e saj, në një udhëtim në klasin ekonomik, e cila shpesh i ka ndjekur ndeshjet nga tribuna jo – VIP – duke humbur vetëm gjysmëfinalen kundër Anglisë, më 11 korrik, e cila përkoi me Samitin e NATO-s në Bruksel. Boris Dežulović, një gazetar dhe komentator politik, tha: “Pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës mund të përshkruhet si një video e zgjeruar parazgjedhore”.
“Ajo e ka përdorur këtë për të përforcuar strategjinë e saj në marrëdhëniet me publikun, për të qenë Presidenti i popullit”. Kjo është diçka që ajo e ka bërë në Kroaci për pak kohë. “Në vend që të jetë e rezervuar ndaj qytetarëve kroatë, kjo video e fushatës është parë nga miliarda njerëz në të gjithë botën”. Grabar-Kitarović u zgjodh presidente në vitin 2015, e prezantuar si fytyra e re e “rafinuar” konservatore e Unionit Demokratik Kroat (HDZ).
HDZ është përballur përgjatë viteve me një seri akuzash për korrupsion, më të rëndësishmet janë ato që përfshijnë ish-kryeministrin Ivo Sanader.
Grabar-Kitarović, në pjesën më të madhe një funksionare e HDZ deri në fushatën elektorale të vitit 2015, iu bashkua protestave të gjata të veteranëve kroatë të luftës që përkuan me fushatën parazgjedhore.
Megjithatë, me një shkollim jashtë vendit të saj, me një anglishte të shkëlqyer dhe një pozicion të lartë në NATO, Grabar-Kitarović ishte në kontrast të fortë me ish-gjeneralët dhe kryetarët e vrazhdë të komunave, të lidhur me HDZ.
Pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës është ndoshta treguesi më i qartë në rolin e saj në sferën politike të HDZ dhe Kroacisë, ku presidenti është kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i vendit brenda dhe jashtë tij.
Ndërkohë që kryeministri Andrej Plenković, është ngarkuar në bisedime me kreun e bankës ruse Sberbank, kreditori më i madh i vetëm i konglomeratit më të madh dhe të trazuar kroat, Grabar-Kitarović ka shkëmbyer fanella me Presidentin Vladimir Putin në Moskë.
Pushteti ekzekutiv dhe operacional qëndrojnë në qeverinë e Plenković. Grabar-Kitarović është përqendruar në mbrojtjen dhe përhapjen e vlerave që janë të shtrenjta në pjesën më të madhe të elektoratit kroat, dashuria për atdheun dhe kisha – dhe për presidentin, një tjetër mandat.
*Una Hajdari Burimi: The Guardian

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...