Real Madrid dhe Chelsea bien dakord, Hazard transferohet për 190 milionë €

Premte, 20 July 2018 09:59

Chelsea dhe Real Madrid bien dakord për 190 milionë euro, që të transferojnë Eden Hazard në “Bernabeu”. Kështu njofton sot “Le10Sport”, në mënyrë ekskluzive. Në fakt, “Los Blancos” janë interesuar për sigurimin e shërbimeve të dy ndërkombëtarëve belgë, sulmuesit Hazard dhe portierit Thibaut Courtois, por marrëveshja për të cilën është rënë dakord përfshin vetëm të parin. Eden Hazard ka shënuar 89 gola dhe ka siguruar 70 asistime në 300 paraqitjet e bëra për “Blues”.

Siç kemi zbuluar për ju edhe më herët, gjatë kësaj jave, Real Madridi e ka ndarë mendjen për lojtarin, që e sheh si më dinjitozin për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. Emri i tij është Eden Hazard. Dhe sigurisht, ky është një operacion i rrufeshëm! Pas rivendosjes së kontakteve me babain e Hazard, konkretisht kanë filluar diskutimet dhe negociatat për kontratën e tij të ardhshme në Madrid.

Me të gjetur akordin përkatës në këtë drejtim, klubi merengues ka nisur bisedimet me Chelsea për transferimin e belgut. Sipas informacioneve të fundit, duket se është arritur një marrëveshje e parë mes Real Madridit dhe Chelsea. Një shumë faraonike prej 190 milionë euro është në tavolinë.

Siç “10sport.com” përmendi të enjten, Real Madridi ishte duke konsideruar një ofertë monstruoze për dyshen Hazard-Courtois. A kushton kjo shumë prej 190 milionë eurosh vetëm për Eden Hazard, apo përfshin edhe portierin Thibault Courtois? Informacionet thonë se bëhet fjalë vetëm për një transferim “të thatë” të Eden Hazard…

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...