U quajt blerja më e dështuar, ndërsa tani shet më shumë fanella se Ronaldo

Hënë, 23 July 2018 10:26

Me largimin e Cristiano Ronaldos Real Madrid humbi jo vetëm një personalitet në fushë, që garantonte gola dhe trofe, por edhe një makinë të vërtetë parash, që sillte në klub miliona Euro nga marrëveshjet e marketingut dhe promocionet e ndryshme.

Por edhe pse Florentino Perez është në kërkim të një Galaktiku tjetër për të zëvendësuar portugezin për nga talenti, për sa i përket pjesës së marketingut duket se nuk ka shumë nevojë. Sipas medieve spanjolle, tanimë në Madrid kanë një idhull të ri dhe ai është Luka Modric.

Kroati, nënkampion bote me Kroacinë e tij, ka thyer rekordin e Ronaldos për fanella të shitura dhe është i pari në listën e klubit tanimë. Numri 10 është personazhi kryesor për të cilin flasin të gjithë, që prej paraqitjes fantastike në Botëror ku u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Edhe pse ende nuk janë bërë publike shifrat, sipas “Diario AS”, stafi i zinxhirit të dyqaneve të Real Madrid ka deklaruar se fanella me numër 10 e Modric është më e kërkuara që prej largimit të Ronaldos. Një lajm ky që nuk mund të ishte parashikuar kurrë nëse kujton çfarë u tha për Modric kur mbërriti në Madrid nga Totenhami.

Ai e nisi me masrsh të parë aventurën e tij në “Bernabeu” në vitin 2012, madje në një sondazh te “Marca” tifozët e quajtën blerjen më të keqe të sezonit, edhe pse atë vit në Spanjë Barcelona kishte blerë Alex Song nga Arsenali…

Por sot, ai është lideri i padiskutueshëm i ekipit dhe regjisori i lojës madrilène. Jo keq…/EDS

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...