“Gjermanët u treguan racistë”, reagon presidenti i Bayernit

Hënë, 23 July 2018 13:22

Pritej që Mesut Oyil të jepte sqarime për atë foto të shkrepur disa muaj më parë më presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, por turko-gjermani ka marrë një vendim drastik dhe ka vendosur që largohet nga kombëtarja gjermane. 29-vjeçari nuk ka pranuar më kritikat dhe ofendimet e shumtë që kanë mbërritur në adresë të tij për paraqitjen e dobët në Botërorin rus.“Nuk do të luaj më për ekipin përfaqësues pasi në drejtimin tim ekziston një ndjenjë racizmi dhe mungesë respekti” shkruante ndër të tjera në letrën e tij të gjatë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.

Me Gjermaninë Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje duke shënuar 23 gola, ndërsa ka fituar edhe një kampionat europian në 2009-ën me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve, si dhe Botërorin në vitin 2014.Ndërkohë presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka shpërthyer me kritika ndaj këtij vendimi të Ozil. Ai e vlerëson si fakt shumë pozitiv për Kombëtaren e Gjermanisë, largimin e turkut nga ekipi. Madje, Hoeness ka thënë që sa herë Bayerni ka luajtur ndaj Arsenalit, e ka zhvilluar lojën rreth Ozil, pasi që sipas tij, Mesut ishte pika e dobët e ekipit.

 “Jam i kënaqur që kjo dramë mori fund. Ai ka luajtur në mënyrë katastrofale që sa vjet”, deklaroi Hoeness. “Sa herë që Bayerni luajti ndaj Arsenalit, ne luajtëm rreth tij sepse e dinim që ai ishte pika e tyre e dobët. Largimin e tij duhet ta shohim në aspekt sportiv: Ozil nuk ka hapësira në Kombëtare sepse nuk e meriton”, shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...