“Dënim me vdekje” për klubin më të madh në Shqipëri

E mërkurë, 25 July 2018 07:13

Çështja Skënderbeu dhe dënimi i paprecedentë i ushtruar nga UEFA mbi klubin shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias franceze, që ka analizuar historinë, e cila pritet të marrë një përgjigje në fund të vitit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë…


Trukimi i ndeshjeve sjell fitime, por paguhet shtrenjtë: klubi më i madh shqiptar, Skënderbeu, ka marrë një goditje “KO”, pasi u pezullua për dhjetë vjet nga gara europiane, dënimi më i rëndë i marrë ndonjëherë nga UEFA.
“Mos e vrisni ëndrrën tonë!”, ishte lutja në muajin shkurt në Korçë e mijëra mbështetësve, pak përpara një rrjedhjeje informacioni në shtypin britanik, mbi një raport dërrmues të Federatës Europiane, i cili kishte artikuluar edhe një gjobë prej një milion eurosh për këtë klub që raportonte një buxhet prej 2.5 milionë eurosh.
Ky dënim është i barabartë me një “dënim me vdekje”, i tha AFP presidentit i klubit, Ardian Takaj, i cili për një kohë të gjatë shpresoi të merrte pjesë në para-eleminatoret e Champions League në korrik.
Por ky njeri i biznesit, në krye të klubit që nga vitit 2012, është shumë ndryshe nga 23 maji, kur festonte në stadium me lojtarët dhe tifozët, titullin e shtatë kombëtar në tetë sezonet e klubit që mban emrin e heroit kombëtar Skënderbeut.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë konfirmoi në mes të qershorit se pezullimi do të zbatohej, pa pritur shqyrtimin në themel të ankimimit të tij, në një datë të papërcaktuar
– Ndeshje me skenare tronditëse –
Bazuar në Sistemin e Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve (BFDS), UEFA vlerëson se 53 ndeshje të Skënderbeut janë manipuluar që nga viti 2010: ndeshje kombëtare, europiane dhe madje edhe miqësore. “Ky klub ka falsifikuar ndeshjet e futbollit, si asnjë tjetër nuk ka bërë ndonjëherë në historinë e këtij sporti”, shkruan Komiteti Disiplinor i UEFA-s.
Skënderbeu pretendon pafajësinë e tij. Megjithatë, sipas UEFA-s, ndeshjet e tij kanë ofruar skenarë tronditës.
Më 21 korrik 2015 në Belfast, në fushën e Crusaders, Skënderbeu udhëhiqte 2-1 në fund të kohës së rregullt në Europa League. Në fund të ndeshjes, sipas UEFA-s, “qindra mijëra dollarë” u vunë bast për parashikimin se të paktën katër gola do të shënoheshin.
Në fakt, ilandezoveriorët shënuan dy herë gjatë kohës shtesë, duke përfituar nga gabimet e mbrojtësve dhe portierit (3-2). “Nëse nuk ka hetim të UEFA-s për ndeshjen e sotme, ka diçka që nuk shkon”, shkruante në Twitter Sean O’Neill, portieri i Crusaders.
– Një raport “thashethemesh” –
Ish-pronari i një kanali televiziv, pronar i kompleksi hotelesh në bregdet, Ardian Takaj, 54 vjeç, është indinjuar se UEFA i ka dhënë atij “një rol me ndikim, në aktivitetet e paligjshme të Skënderbeut”.
Në moshën 41 vjeçare, Orges Shehi është emëruar trajner i klubit vetëm pak javë pasi “vari dorezat në gozhdë”. Portieri i përfaqësueses shqiptare gjatë “Euro 2016”, ndihet gjithashtu i ofenduar ndërsa sheh imazhin e tij të ndotur nga një raport “të bazuar jo në dëshmi, por në thashetheme”.
UEFA ka shprehur dyshimet e saj për 46 paraqitje. “Futbolli nuk është një shkencë ekzakte, gjithmonë ka gabime serioze”, është përgjigjur Shehi.
Për Ardian Takaj, Skënderbeu po paguan vullnetin e UEFA-s për “të promovuar sistemin e saj” BFDS, në kurriz të “një vendi të vogël, një klubi të vogël, një buxheti të vogël. “Nuk mendoj se UEFA do të kishte guxuar të merrte këtë vendim kundër një ekipi perëndimor”, “në bazë të dyshimeve të lindura nga ndërrime”, thotë ai: në raport nuk ka “1% hetim”, “nuk ka shifra të sakta, as emra”.
“UEFA erdhi në Shqipëri para shtatë vjetësh për të kërkuar një hetim të përbashkët”, por u përball me “mungesën e bashkëpunimit nga autoritetet”, zbulon Artan Shyti, rektor i Universitetit Sportiv të Tiranës dhe kryetar i Shoqatës së Basteve Sportive.
Kur erdhi në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama kishte thënë se donte t’i bllokonte bastet, për “të luftuar kundër krimit ekonomik”. Një premtim i vështirë për t’u zbatuar.
Artan Shyti argumenton se një pjesë e të ardhurave tatimore nga bastet do t’u ndahen klubeve, për të zvogëluar tundimin e “burimeve të financimit të paligjshëm”.
Presidenti që nga 2002 i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka pranon se “një organizim më i mirë (…) për menaxhimin e klubeve është i domosdoshme”. Ai gjithashtu pranon se “trukimi i ndeshjeve është kanceri i futbollit”, një kancer “global”. Por ai siguron angazhimin e Federatës që drejton: në qershor Duka iu drejtua prokurorisë për nisjen e hetimeve.
Ndërsa UEFA lë pyetje pa përgjigje, Artan Shyti ngre pyetjet: “Kush vuri bast? Kush fitoi? Dhe kush duhet të shkojë në burg?”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...