×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ferrari dhe Formula 1 në zi, vdes Sergio Marchionne

E mërkurë, 25 July 2018 13:41

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Zyrihut në moshën 66-vjeçare, Sergio Marchionne, ish-administratori i përgjithshëm i kompanisë së automobilave “Fiat-Chrysler”.

Bota e motorave qan sipërmarrësin e spikatur të lindur në qershorin e vitit 1952 në Chieti, gjeniu Marchionne njihet me se shumti për shpëtimin e FIAT nga falimentimi.

Marchionne, më vonë e shndërroi FIAT në një markë botërore, madje duke punuar deri në momentin e fundit për planet e së ardhmes.

Ai udhëhoqi Fiat-in për më shumë se një dekadë, ndërsa është zëvendësuar nga britaniku Mike Manley.

“Për fat të keq, ajo që kishim frikë ndodhi. Sergio Marchionne, ndërroi jetë”, tha John Elkann, anëtari i familjes Agnelli që udhëheq kompaninë FIAT.

Jeta e Marchionne-s

Studioi në Kanada e kishte diploma në filozofi, ekonomi e jurisprudencë, si dhe master në administrim biznes. Në 2014-ën mori në dorë frenat e Ferrarit, ku do duhej të qëndronte deri në vitin 2021.

Pas vitit të parë mjaft të vështirë, duke ditur se sa e rëndësishme është një Ferrari në vendet e para të Formula 1, ai bëri një plan investimesh dhe riorganizmi të brendshëm të skuadrës nga Maranello.  Frytet u dhanë gjatë vitit 2017-të si fillim, e duken akoma më shumë gjatë këtij sezoni, ku italianët janë aktualisht kokë për kokë me Mercedes për titullin e konstruktorëve, si dhe atë të pilotëve me Sebastian Vettel.

Në vitin 2009, shpëtoi Chrysler nga falimentimi, me ndihmën e thesarit amerikan dhe bekimin e vetë presidentit të SHBA-së Barack Obama.  Kështu lind Fiat Chrysler Automobiles, prodhuesi i 6 i makinave në botë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 17:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...