Milner për Salah: Një sezon nuk mjafton për të qenë më i miri

Premte, 27 July 2018 10:43

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, tha thënë për bashkëlojtarin e tij, Mohamed Salah, se ai duhet të vazhdojë të luajë me po të njëjtën kualitet edhe në sezonet e ardhshme për t’u konsideruar një ndër lojtarët më të mirë. Milneri beson se Salah do ta bëjë një gjë të tillë.

Sulmuesi egjiptian, Salah, sezonin e kaluar shënoi 44 gola për Liverpoolin, 32 nga të cilin ishin në Premierligë. Në fund të sezonit, për shkak të performancave të tij, 26-vjetori mori me vete çmimet Këpuca e Artë dhe Lojtari i Vitit për Premierligë, përcjell Gazeta Express.

“Lojtarët më të mirë në botë nuk njihen për shkak të një sezoni të mrekullueshëm, ata e bëjnë një gjë të tillë në vazhdueshmëri. Edhe ai është në gjendje ta bëjë këtë”, ka thënë Milneri.

“Normalisht, mendoj se ka shumë presion ta përsërisësh një sezon aq të mirë. Mendoj se është ndër lojtarët më të mirë, ai ka treguar se do të vazhdojë të përmirësohet”.

Performancat e egjiptianit gjatë sezonit të kaluar ngjallën interesim te shumë ekipe evropianë, një ndër të cilët ishte edhe Real Madridi. Megjithatë, ai nënshkroi kontratë të re 5-vjecare në korrik me Liverpoolin. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...