Simeone kërkon të birin për sulmin e Atleticos

Diel, 29 July 2018 12:56

Trajneri argjentinas, Diego Simeone është gati të startojë sezonin e tij të nëntë në drejtim të Atleticos së Madridit, ndërsa edhe këtë herë ka synim për të triumfuar në kompeticione madhore. Kështu, pasi bindi Antoinne Griezmann për të qëndruar në Madrid, trajneri argjentinas arriti të përforcojë skuadrën me elementë si Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Tashëm Simeone po punon për të sjellë në kryeqytetin spanjoll një sulmues pykë, që të rivalizojë me Diego Costën në majë të sulmit të skuadrës dhe emrin e lojtarit e ka brenda familjes.

Së fundi Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh Fiorentinës, për të transferuar në Spanjë, Giovanni Simeonen, djalin e trajnerit të spanjollëve. Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, duke e cilësuar Simeonen si të pashitshëm, por mediat raportojnë se palët mund të mbyllin transferimin për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...