5.68 mln euro për lojtar, hetimi shpjegon dominimin e Bayern në Gjermani

Diel, 29 July 2018 15:38

Nuk ka një garë të barabartë, nuk ka një ekuilibër dhe rezultati është gjithmonë i njëjtë: fiton vetëm Bayern Munich. Në Gjermani, në vitet e fundit, diferenca mes bavarezëve dhe skuadrave të tjera është rritur shumë. Në gjashtë kampionatet që janë zhvilluar mes 2007-ës dhe 2012-ës e kanë fituar titullin katër skuadra të ndryshme (Stuttgart, Bayern, Wolfsburg dhe Dortmund), ndërsa Bayern ka triumfuar vetëm dy herë.

Në gjashtë edicionet e Bundesliga-s, të zhvilluara mes 2013-ës dhe 2018-ës, ka fituar vetëm Bayern. Gjashtë tituj nga gjashtë, ecuria më e mirë e historisë së futbollit gjerman (ajo e mëparshmja ka zgjatur 3 sezone). Që diçka ka ndryshuar është e qartë, por edhe se kampionati gjermani është bërë më i mërzitshëm në këtë mënyrë. Diferenca, më shumë se teknike, është ekonomike. Dhe ngushtimi ose zhdukja e saj është pothuajse e pamundur.

HETIMI – Në Gjermani janë shumë të kujdesshëm ndaj mbajtjes sekret të rrogave të lojtarëve. Pagat individuale nuk janë publike, por, nëpërmjet një kryqëzimi të dhënash, është e mundur të kuptohet shuma që klubet shpenzojnë për rrogat e lojtarëve. Në bazë të të dhënave të publikuara nga faqja “Sporting Intelligence”, lojtarët e Bayern fitojnë mesatarisht 5,68 milionë euro për kokë. Ata të Dortmund, klubi i dytë që shpenzon më shumë për rrogat, arrijnë në 3 milionë. Kështu, bavarezët fitojnë dyfishin dhe kjo shpjegon dominimin e tyre.

Është e qartë: në sport nuk fiton gjithmonë ai që shpenzon më shumë, por lojtarët më të mirë nuk tërhiqen vetëm nga projektet teknike. Ndonjë mrekulli sportive është e mundur (Hoffenheim, në vendin e shtatë për rrogat, ka dalë në vendin e tretë në renditje, Feriburg ka mbijetuar, pavarësisht se lojtarët fitojnë “vetëm” 490 mijë euro për kokë), por për të luftuar për titullin do të duhej një ekuilibër më i madh. Mesatarisht, lojtarët e Bayern fitojnë 4 milionë euro më shumë për kokë se ata të Schalke, që ka zënë vendin e dytë në kampionatin e kaluar.

Kjo shpjegon pse është e veshtirë që 21 pikët diferencë mes bavarezëve dhe klubit të Gelsenkirchen të pakësohen ose eliminohen. Plot 7 skuadra në Bundesliga (Freiburg, Hannover, Augsburg, Stuttgart, Mainz, Ëerder dhe Eintracht) paguajnë, mesatarisht, më pak se 1 milionë euro rrogë. Te Freiburg dhe Hannover fitohet një e dymbëdhjeta e asaj që marrin lojtarët e Bayern (490 mijë euro kundër 5,68 milionë euro).

SHQETËSIMI – Majin e kaluar, administratori i deleguar i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka dhënë alarmin: “Ne jemi një skuadër shumë tërheqëse për lojtarët, por kjo nuk do të thotë se do të arrijmë ta kalojmë Bayern në pak kohë. Në 2011-ën dhe 2012-ën, kur kemi dalë të parët në renditje, paguanim 40 milionë euro për rrogat kundrejt 80 të atyre. Ishte gjysma, por diferenca ishte vetëm 40 milionë. Tani, ne paguajmë 110 milionë, ata 220. Jemi akoma te gjysma, por diferenca ka kaluar nga 40 në 110 milionë”.

Dhe siç kanë treguar rastet e Gotze, Leëandoski dhe Hummels, të kaluar nga Dortmund te Bayern, verdhezinjtë rrezikojnë vazhdimisht “vjedhjen” nga Bayern: “Edhe nëse do të zbulonim dhe formonim 2-3 kampionë në gjendje që të vënë në vështirësi Bayern, ata, falë fuqisë ekonomike që kanë, do të na i merrnin shumë shpejt. Me humbjet e Lewandowski, Hummels dhe Gotze jemi dobësuar ndjeshëm dhe sistematikisht. Por duhet të jetë e qartë: Bayern ka të drejtën të përdorë një strategji kaq agresive kundrejt nesh”.

Gjithsesi, në Gjermani duhet të gjejnë një zgjidhje. Kështu nuk mund të vazhdohet, nuk ka garë dhe rezultati është gjithmonë i njëjtë: fiton vetëm Bayern.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...