Mediat italiane: Modriç te gjiganti i Serie A

E mërkurë, 01 August 2018 08:35

Mediat të shumta italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur ta transferojë yllin e Real Madridit, Luka Modricin.

Mesfushori 32-vjeçar u shpall lojtari më i mirë në Kupës së Botës Rusia 2018 për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Kroacinë, dhe konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë.

Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, zikaltrit i kanë kontaktuar agjentët e Modricit, të cilët janë të hapur për transferimin e ish-yllit të Tottenhamit në Inter.

Çfarëdo marrëveshje për Modricin do të jetë e vështirë, megjithatë, dhe kjo vetëm për shkak të pagës së tij të lartë, ama Interi këmbëngul ta bëjë këtë të mundur.

Sky raporton se Modric është arsyeja pse marrëveshja për Arturo Vidalin nuk është bërë ende zyrtare, sepse Interi dëshiron ta dijë nëse është e mundur të kalohet në negociata konkrete për kroatin.

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 12:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...