Xherdan Shaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

E mërkurë, 01 August 2018 11:08

Shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instragram, ku ia ka uruar ditëlindjen e 727-të Zvicrës.

Në foton e postuar, Shaqiri është i mbështjellë me flamurin e Zvicrës. Gjithashtu, në mbishkrimin e fotos, ai ia ka uruar ditëlindjen Zvicrës në tri gjuhët zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, si dhe në anglisht.

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, shkruan Shaqiri në Instagram.

Xherdan Shaqiri u lind në Zhegër të Gjilanit, por në moshën njëvjeçare emigroi me familje në Zvicër, ku jetojnë që nga atëherë.

Xherdan Shaqiri është pjesë e Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj kohe i ka bërë 74 paraqitje. Ai morri pjesë në Botërorin e vitit 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në Evropianin e vitit 2016.

Në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Schafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...