Një vit më vonë…; ja pse askush nuk fitoi nga transferimi i Neymar tek PSG-ja  

Premte, 03 August 2018 15:01

Ka kaluar një vit, por plaga nuk është shëruar. Në këtë ditë si sot, më 2017, ndodhi e pamundura, e cila nuk do të ishte menduar nga asnjë amator (nga Barcelona, jo e jo). PSG pagoi 222 milionë euro për klauzolën e përfundimit të kontratës së Neymar në “Camp Nou” dhe ndryshoi gjithçka. Futbolli nuk ka qenë i njëjtë, përsëri. Merkatoja e transferimeve në këtë sport ende paguan pasojat e asaj superlëvizjeje, me inflacionin e çmimeve, që nuk ishin parë kurrë.

Një vit më vonë, nuk është e qartë se kush fitoi nga e gjitha kjo, nëse dikush e bëri këtë. E shikuar në perspektivë, për momentin, asnjë nga palët e përfshira nuk kanë arritur atë që propozuan në atë kohë. Leximi që ngre më pak dyshime është ai i Barçës, e cila është më e prekur nga largimi i brazilianit. Klubi katalanas nuk ka përfunduar së bleri lojtarë të tjerë, por pa e kompensuar dot sportivisht largimin e njërit prej yjeve të tij.

Neymar u thirr për të qenë trashëgimtar i Messit në “Camp Nou”, por deri më sot, askush nuk e ka marrë këtë rol. Lojtari i PSG-së, i cili iku nga lodhja e jetesës nën hijen e “La Pulga”, nuk është lehtësuar siç duhet. Barça ka shpenzuar më shumë se 400 milionë euro në transferime të tjera, që nga transferimi i Neymar në Ligue 1, por asnjë nga zëvendësuesit nuk duket të jetë në nivelin e tij. Dembélé ishte një fiasko në vitin e tij të parë në Katalonjë, i shënjuar nga lëndimet. Edhe Coutinho, me gjithë të mirën që posedon, nuk është Neymar. Me të, MSN, tridenti i tmerrshëm, u zhduk, një sulm i epokës.

Nga këndvështrimi i futbollistit, ka disa indikacione se vendimi i tij për të shkuar në Paris, për t’u bërë më i miri në planet, nuk ishte më i sakti. Edhe “gjenerali” Gerard Pique i tha atij publikisht në një konferencë shtypi, në Uashington, verën e kaluar, në mes të një “soap opera”, se nuk ishte lëvizja e duhur për të: “Nëse po lëviz për shkak të rolit që ai ka në ekip, sepse Messi është aty, të shkuarit në Paris nuk ia zgjidh këtë problem. Ai po shkon në një ligë të vogël dhe do të luajë gjithçka për Champions”. Një objektiv, që në sezonin e tij të parë në “Parc des Princes” rezultoi “aksident” shumë shpejt.

Një vit më vonë, Neymar ka të njëjtin numër të titujve ndërkombëtarë, sa kur u largua nga Barcelona. Dhe, çfarë është më e keqja për një lojtar që lakmon trofetë individualë, ai ka mbetur jashtë finalistëve për “THe Best” të FIFA-s, me gjasë edhe jashtë “Topit të Artë”. Duke lënë mënjanë rritjen e pagës së brazilianit (dhe babait të tij), fituesi i vetëm i identifikuar në këtë histori, deri më tani, është më së shumti PSG. Dhe, mbi gjithçka, mund të flasim për fitues me nuanca.

Parizienët gjithmonë do të jenë në gjendje të përmendin “golin e tyre”, se ishin në gjendje të largojnë nga Barça një prej yjeve më të të mëdhenj të saj dhe të vendosnin rekordin e nënshkrimit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave në futboll. Megjithatë, kjo gjë, gjithashtu, ka nënkuptuar që agjencitë, të cilat janë përgjegjëse për “fair play financiar”, ta vëzhgojnë me “lupë” klubin e kryeqytetit francez. Parizienët “ecin në tel” në këtë aspekt dhe ka shumë klube të tjerë e njerëz të këtij sporti, të cilët duan që ata të bien. Thënë ndryshe, edhe për vetë PSG, marrja e Neymar ka qenë si një “fitore e Pirros”.

Në një nivel sportiv, kampionët në fuqi të Ligue 1, ende nuk kanë qenë në gjendje të korrin frytet e këtij operacioni. Neymar u lëndua në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Përveç kësaj, ardhja e tij në ekip dhe privilegjet ekstra që gëzon kanë gjeneruar zjarrin e çuditshëm në dhomat e zhveshjes. Përplasja me Edinson Cavani për një penallti mbetet e freskët. Tani, me Mbappé të shenjtëruar si një yll, pas Kupës së Botës në Rusi, temperatura mund të rritet më tej, situata mund të bëhet më shpërthyese…Alfred Lleshi Telesport

 

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...