Rikthimi i bujshëm te Milani, pritet zyrtarizimi i Maldinit si drejtues

Diel, 05 August 2018 15:22

Paolo Maldini duket vetëm një hap larg përfshirjes në stafin e ri drejtues të Milanit, duke u kthyer kështu në atë që për 25 vite ka qenë shtëpia e tij sportive. Për ish-kapitenin kuqezi është gati një rol drejtues, shpallja e të cilit pritet këtë të dielë. Një vendim ky, i kërkuar me këmbëngulje nga Leonardo, por edhe nga pronarët e rinj të “djallit”, dy vite pas “Jo”-së që Maldini i tha ofertës së Yonghong Li. Garancitë e kërkuara prej tij, duket se tashmë janë përmbushur.

Stafi i ri i Milanit “amerikan” është ende i pakompletuar, ndërkohë që nga të gjitha palët, qoftë nga drejtuesit e shoqërisë ashtu dhe dëshira e tifozëve, emri i Paolo Maldinit është lakuar gjithnjë e më shumë te kuqezinjtë, pas refuzimit përmes një letre të dy viteve më parë ndaj Yonghong Li.

Tashmë situata ka ndryshuar, qëndrueshmëria e garantuar nga fondi “Elliott” duket se e ka bindur edhe ish-kapitenin e klubit nga rruga “Aldo Rossi”, i cili përmes rrjetit social Instagram ka publikuar një foto në palestër, me një mesazh që mund të interpretohet edhe si një detaj: Kuqezi, ngjyrat e mia të preferuara!

Një mesazh i koduar mbase, i cili nëse përvijohet me ato që thuhen përreth “Casa Milan” merr kuptime të shumta e të ndryshme. Maldini mund të ketë pranuar një ofertë nga drejtuesit e rinj të Milanit dhe pritet të njoftojë vendimin, që pritet brenda një kohe të shkurtër së bashku me rolin që do të ketë.

Nga sa flitet, bëhet fjalë për një rol si zëvendëspresident operacional, më shumë sesa një drejtor sportiv, pozicion për të cilin ish-kapiteni nuk është mësuar, por që për çdo rast mund të kualifikohet. Zërave për zyrtarizimin e tij këtë të dielë u shtohen edhe ato që flasin se, Maldini mund të zyrtarizohet në krah të Gordon Singer, pronar i fondit “Elliott”, i cili pritet gjithashtu të mbërrijë në Milano. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...