Seedorf bëhet trajner i Kamerunit

Hënë, 06 August 2018 08:54

Sedorf dhe Kluivert do ta drejtojnë Kamerunin

Pas përfundimit të aventurës së vështirë në La Liga, ku me ekipin e tij Deportivo la Coruna ra nga kategoria, e ardhmja e Clarence Seedorf do të jetë në Afrikë. Ai u zyrtarizua si trajneri i ri i Kamerunit.

Në të kaluarën hollandezi ka qenë shumë pranë dhe stolit të Shqipërisë, por zgjedhja e federatës në atë periudhë shkoi për Christian Panuccin. Zgjedhja e parë për Kamerunin ishte ish-trajneri i Anglisë Sven Goran Eriksson, por që nuk u gjet një marrëveshje dhe më pas u arrit akordi me Seedorfin.

I lindur në vitin 1976, 4 herë fitues i Ligës së Kampionëve me 3 ekipe të ndryshme, në të kaluarën 42-vjeçari e ka drejtuar stolin e ish-ekipit të tij Milanit, kinezëve të Shenzhen dhe Deportivo La Corunas.

Zyrtarizimi u bë nga ministri i sporteve të Kamerunit, i cili bëri të qartë se Seedorfi do të ketë të paktën 1 vit për të përgatitur skuadrën para Kupës së Afrikës që do të zhvillohet pikërisht në Kamerun, në qershorin e 2019.

Nuk janë bërë të ditura detaje për kontratën që dy palët kanë firmosur. Zëvendës-trajner i Kamerunit do të jetë një tjetër legjendë e futbollit holandez, Patrick Kluivert. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...