Mbyllet zyrtarisht “telenovela”: Real merr portierin e Chelsea, Kovacic huazohet në Londër…

E mërkurë, 08 August 2018 22:48

Tani është zyrtare: Thibaut Courtois është portieri i Real Madrid. Futbollisti belg ka realizuar dëshirën e tij dhe duke nisur nga dita e nesërme do të vihet në dispozicion të trajnerit Julian Lopetegui, pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshjen.

26-vjeçari do të firmosë një kontratë gjashtë vjeçare me klubit “Los Blancos”, në moment që do të kalojë vizitat mjekësore, ndërsa në arkat e Chelsea do të shkojnë 35 milionë euro, për lojtarin që verën e ardhshme nuk do të kishte asnjë lidhje kontraktuale.

Nesër në orën 13:00 do të bëhet prezantim i tij në “Santiago Bernabeu”. Ai bëhet përforcimi i katërt i marrë nga Real Madrid në merkato pas Vinicius, Lunin dhe Odriozola.

Courtois ka qenë më parë pjesë e Atletico Madrid në La Liga, deri në vitin 2013, i huazuar nga Chelsea.

Ndërkohë, është zyrtarizuar gjithashtu se Mateo Kovacic është huazuar nga Real Madrid te Chelsea deri në qershor të vitit 2019. Kroati do të vihet që nesër në urdhrat e Maurizio Sarri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...