Video/ Ndeshje futbolli apo ndeshje boksi?

Saturday, 11 August 2018 14:57

Ndeshja e quajtur “miqësore” midis U-23 të Malajzisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u shndërrua në një betejë armiqësore, ku në vend të futbollit u shkëmbyen grushta dhe shkelma.

Të rinjtë nga Malajzia po udhëhiqnin 2-0 kur lojtarët e Emirateve, dukshëm të acaruar nga fakti që po humbisnin, nisën të bënin disa ndërhyrje të rënda. Gjyqtari i takimit nuk arriti të rikthente qetësinë në lojë dhe menjëherë sapo ndeshja përfundoi një prej lojtarëve arabë goditi me shkelm një malajzian.

Më pas një sherr gjigand pasoi me lojtarë nga të dy palët që u përleshën brutalisht ndërsa zyrtarë të dy federative u futën në fushë në përpjekje për të qetësuar situatën. Ndeshja ishte organizuar si një përgatitje për lojërat Aziatike që nisin javën e ardhshme, por përfundoi në një sherr masiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...