Vetëm Higuain nuk mjafton, Real mposht Milan dhe merr çmimin “Bernabeu”

Diel, 12 August 2018 08:25

Edicioni i 39-të i trofeut “Santiago Bernabeu” ka vënë përballë Real Madrid dhe Milan, me dy ekipet që e kanë mposhtur nga dy herë njëra-tjetrën në këtë veprimtari.

Suksesi këtë herë ka qenë për të besuarit e Julien Lopetegui, që morën trofeun pasi fituan 3-1, në një sfidë ku kryesisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë.

Karim Benzema ka kaluar në avantazh Real Madrid, pas vetëm dy minutash lojë, por dy minuta më vonë Milan ka vënë baraspeshën me golin e parë të shënuar nga Gonzalo Higuain, në ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqezi.

Në aksioni e fundit të pjesës së parë, gjatë zhvillimeve të një goditje nga këndi, Gareth Bale shënoi golin e dytë për “Los Blancos”.

Në 45-minutshin e dytë loja ishte e barabartë dhe me ritëm, trajnerët i aktivizuan të gjithë futbollistët që patën në dispozicion, por rezultati ndryshoi vetëm në fund.

Në minutën e fundit, Borja Mayoral Moya, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi golin e tretë për Real, me portën e boshatisur, pasi më parë Donnarumma kishte pritur tentativën e Luka Modric.

Modifikuar më Diel, 12 August 2018 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...