Kombëtarja/ Bekim Balaj: Synojmë rezultate pozitive

Tuesday, 04 September 2018 17:06

Me dëmtimin e Sadikut dhe mungesën e Çikalleshit, Bekim Balaj është i vetmi “veteran” në majë të sulmit dhe me gjasë trajneri Panucci do t’i besojë shumë atij në dy ndeshjet e para të Nations League.

Vetë sulmuesi shkodran tregoi sot në një konferencë për shtyp nga grumbullimi, se gëzon një formë mjaft të mirë sportive dhe se është gati të bëjë më të mirën në fushën e lojës.

Si është gjendja juaj fizike dhe sportive, para kësaj ndeshjeje?

Personalisht ndihem shumë mirë në Rusi. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Rivaliteti ka qenë gjithmonë, por secili ka vendin e vet në kombëtare. Mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri.

Do të konkurroni me Gurin, për një vend në formacion…

Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos trajneri.

E keni studiuar Izraelin? Cilat janë pretendimet për këtë takim?

Jo shumë larg jemi përballur me Izraelin. Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërgjigja në transfertë ka qenë mbresëlënëse. Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishme të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë.

Nëse do të luani titullar, çfarë mënyre loje do të preferonit?

Rëndësi ka që të luaj, më pas nuk është e thënë që të më përshtatet ekipi mua, pasi mund t’i përshtatem unë ekipit.

Sa peshojnë mungesa e Roshit dhe Sadikut?

Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...