Sot zbret në ring Gjetan Keta, boksieri kuqezi synon titullin “Kampion Bote”

Saturday, 08 September 2018 19:00

Mbrëmjen e sotme në Dibrën e Madhe të Maqedonisë, do të organizohet evenimenti më madhështor i boksit shqiptar, “Duel në themel”.

Në ring do të ndeshen boksierë të peshave të ndryshme, ndërsa në orën 20:00 do të zbres boksieri kuqezi, Gjetan Keta.

I njohur ndryshe si “Tajsoni i Bardhë”, Keta synon të fitojë titullin Kampion Bote për peshat e mesme, në federatën WBU.

Gjetan Keta ka zhvilluar 26 përballje, ku ka fituar 22 herë, 18 prej të cilave me “Knock Out”. Boksieri nga Bulqiza do të ndeshet me boshnjakun Sldjan Janjanin, i cili  ka zhvilluar dy takime më shumë, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me “Knock Out”.

Ditët e fundit të përgatitjes, Keta ka vendosur të stërvitet në vendlindjen e tij së bashku me të vëllain, në vendin e quajtur “Guri i Vashës”. Janjanin zëvendëson në këtë sfidë meksikanin Paul valenzuela Jr që mungon për arsyeje dëmtimi.

Nga ana tjetër Janjanin Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...