​Marçelo dënohet me burg me kusht dhe gjobitet për mashtrim tatimor

Tuesday, 11 September 2018 12:36

Mbrojtësi anësor i Brazilit dhe Real Madridit, Marcelo, është dënuar me katër muaj burg me kusht, si dhe është gjobitur me 750 mijë euro, për shkak të mashtrimit tatimor, për të cilin u akuzua në Spanjë, raporton El Mundo.

30-vjeçari nuk do të kalojë kohë I burgosur, pasi që ligjet në Spanjë thonë se një dënim me më pak se dy vite burg mund të kalohet në liri me kusht. Pasi që Marcelo është dënuar me vetëm katër muaj, ky ligj ia mundëson atij lirimin nga burgu.

Braziliani futet kështu në lisën e gjatë të personave të përfshirë në futbollin spanjoll që janë dënuar dhe gjobitur për mashtrim tatimor. Pjesë e kësaj liste janë edhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Jose Mourinho.

Edhe Marcelo u shfaqë sot në gjyq, ku u shpallë fajtor për mashtrim tatimor gjatë viteve 2011 dhe 2013. Pasi që shkoi në seancën gjyqësore, ai arriti ta zvogëlojë dënimin me burg me kusht si dhe e uli shumën e gjobitjes. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...