×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skënder Gega: Çani? Le të shkruaj dhe romane

Saturday, 15 September 2018 16:52

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega i ka të qarta idetë përpara sfidës së radhës ndaj Laçit. Tekniku 54 vjeçar ka dal në një konferencë për shtyp ku ka folur rreth rotacionit në këtë duel, ndërsa ka theksuar se djemtë e tij do të hyjnë në fushë vetëm për pikë. 

"Këto dy javë na kanë shërbyer për t’u rikuperuar disa lojtarë, por edhe për të pasur ide më të qarta. Kemi patur prurje dhe kjo periudhë na ka shërbyer. Por siç na ka shërbyer ne, u ka shërbyer edhe të tjerëve.

Sfida ndaj Laçit..

Laçi meriton fjalë të mira, pasi është një ekip i fortë, sidomos në fushën e vet. Është një ndeshje e vështirë, ne jemi përgatitur gjatë gjithë kohës. Kemi qellim të qartë, shkojmë për fitore. Fusha tregon çdo gjë.

Afrimet e reja?

Çinari shënoi në Pukë, është mirë kur një sulmues shënon. Normal edhe ne na kënaq ky fakt. Çdo gjë do kohën e vet, po stërvitet mirë ai dhe gjithë të tjerët. Kjo më kënaq mua si trajner. Përzgjedhja jonë është pak e vështirë, kemi disa lojtarë në një pozicion. Të gjithë duhet të presin kohën dhe momentin e duhur. E rëndësishme është që të jenë të gjithë në 100% të formës së tyre.

Formacioni do të ketë ndryshime?

Nuk do ketë shumë ndryshime. Në Pukë u dhamë hapësira disa lojtarëve, disa bënë mirë, disa jo. Hebaj nuk ka luajtur, pasi ishte i impenjuar ekipin përfaqësues U-21. Megjithatë jam shumë i kënaqur që është rikthyer, duket i uritur dhe gati të japë maksimumin. Është vetëm 20 vjeç, e kam thënë disa herë, nuk e ngarkojmë dot si duhet. Ekipi duhet ta mbështesë më shumë. Gjërat do rregullohen. Mundohem të bëj lojë në grup, të kemi ekuilibër. Shpresoj në Laç të bëjë të mirë.

Ju kënaq edhe një barazim ndaj Laçit ?

Humbja është negative, çdo rezultat tjetër jep pikë. Do isha i kënaqur të fitoja, do e pranoja edhe barazimin. Humbja nuk është e mirë për askënd. Është vetëm java e katërt, nuk vendoset tani. Duam të mos shkëputemi nga vendet e para.

Komenti juaj për Çanin?

Unë nuk kam çfarë komenti të jap, është diçka që i përket së kaluarës. Shumë njerëz mund të largohen dhe të bëjnë romane pas 10 vitesh. Kam bërë atë që kam menduar më të drejtë për klubin dhe për ekipin si trajner. Kur je lider duhet të marrësh vendime. Në çdo konferencë pyetet për Çanin, ai sot është në Itali dhe i uroj suksese. Për pjesën tjetër i takon klubit të përgjigjet, unë teknikisht kam bërë atë që kam menduar se ishte më e drejtë.

Prisni ndonjë surprisë nga merkato?

Klubi është munduar deri në fund, jam i fokusuar te ky grup. Kam afruar disa elementë nga ekipi i dytë dhe nga moshat. Nëse vjen dikush, është i mirëseardhur. Shpresoj të na ndihmojë.

Rivalët

Kemi pësuar një humbje në minute e 92’ në Korçë, i kam parë ndeshjet në transfertë. Asnjë ekip nuk ka bërë spektakël. Kjo më bën optimist se jemi shumë afër. Mendoj se duke u konsoliduar do dalim aty ku duam.

Gjendja e të afruarve

Disa ende nuk janë gati, nuk e kemi ditur gjendjen e tyre. Gradualisht po rriten. Çinari për shembull ka vetëm dy javë me ekipin. Kemi edhe Lukas, është në fazë rikuperimi. Nuk presim tani kontributin e tij, po përgatitet. Sot nuk është pjesë e planeve, duam të jetë gati sa më shpejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...