​Alves: Real Madridi është më i rrezikshëm pa Ronaldon

Tuesday, 18 September 2018 12:54

Lojtari i Paris Saint-Germainit, Dani Alves, ka bërë të ditur se ai mendon që Real Madridi do të jetë më i rrezikshëm tani që ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është larguar.

Sezonin e kaluar, dy klubet ishin përballur në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Real Madridi e kishte mposhtur PSG-në në të dy ndeshjet, në shtëpi me rezultat 3-1, ndërsa si mysafir me rezultat 2-1.

Dhe ish-lojtari i Barcelonës, Alves, mendon se skuadra e tij do ta ketë edhe më të vështirë nëse përballen përsëri, pasi që e konsideron se Real Madridi është më i rrezikshëm pa Ronaldon në skuadër.

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Real Madridit. Përkundër asaj që të tjerët kanë thënë, unë mendoj se Madridi janë më tepër si skuadër pa Cristianon  dhe tani do të jetë më e vështirë sesa që ishte më parë, të paktën siç e shoh unë futbollin”, ka thënë Alves.

“Megjithatë, natyrisht që për Real Madridin është një humbje shumë e madhe, brutale”.

Por, Alvesi ka thënë se ai e kupton vendimin që morri Ronaldo për t’u transferuar në Juventus pasi që edhe ai ndierë në të njëjtën mënyrë në Barcelonë.

“Nuk më mungon asgjë në futboll. Njerëzit kërkojnë sfida, për t’u ndierë të gjallë dhe për këtë arsye vendimi i tij nuk më habiti. Ai kishte qenë në Madrid për një kohë të gjatë, kishte bërë gjëra të mrekullueshme me Real Madridin dhe tani ka vendosur të provojë diçka të re”, ka thënë Alvesi.

“Unë e bëra këtë gjë kur isha në Barcelonë dhe luftëtarëve të vërtetë u nevojiten sfida të reja dhe jo rehatia. Mendoj se, si unë në Barcelonë, ai ishte shumë rehat dhe, ndoshta, ne kemi nevojë për diçka më ndryshe për të na nxitur përsëri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...