Partizani-Skënderbeu, sfida për kreun sot në orën 19:00

Hënë, 29 October 2018 13:12

Luhet kreu në ndeshjen që përmbyll javën e 10-të të Superiores.  Një sfidë totale në fushë dhe jashtë saj, sepse nuk përballen dy skuadra, por dy klube rivale.

Në planin futbollistik me shumë pritshmëri, një sfidë që përplas dy filozofi të ndryshme, dy stile të ndryshme loje, deri më tani të suksesshme. Partizani i Skënder Gegës karakterizohet nga forca e grupit, besimi te të rinjtë dhe dëshira për të folur vetëm në fushë. Në sulm elasticiteti i Bardhit, Asanit dhe Malës, që merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, dinë të shërbejnë dhe ndryshojnë shpesh pozicionet, duke çoroditur kundërshtarët.

Bruno Telushi është goleadori i mesfushës. Një mbrojtje e hekurt, që ka pësuar vetëm 2 gola gjatë gjithë fazës së parë, një në premierën e kampionatit me Skënderbeun dhe tjetri në ndeshjen me Luftërarin. Do të mungojë Lorenc Trashi, një figurë e domosdoshme deri më tani për të kuqtë, një titullar i padiskutueshëm, këtë herë i lënë jashtë për arsye disiplinore.

Përballë Skënderbeu, një skuadër që është mësuar të fitojë, por që këtë vit nuk ka më hijen e rëndë të edicioneve të shkuara. Vetëm dy pikë më pak se të kuqtë, një mekanizëm lojë i kolauduar prej kohësh, edhe pse këtë vit disa nga ingranazhet kanë ndryshuar në sajë të largimeve të verës.

Skema, ajo e vitit të kaluar. Një 4-3-3, krahët me Gripshin dhe Bregun, me këtë të fundit vendimtar në ecurinë e ndeshjeve të këtij sezoni. Sulmojnë pa fund, por vendimtarë edhe në presing, me dëshirën për ta rikuperuar menjëherë topin. Oto John apo Krasniqi, në majë të sulmit nuk duket ndonjë ndryshim i madh, problem i vërtetë është Muzaka, një lojtar i vështirë për t’u zëvendësuar.

Po ashtu edhe Radas, jo më kot është kapiteni. Eksperiencë, saktësi dhe personalitet në një repart ku Skënderbeu ka më shumë alternativa. Përballen dy skuadrat më të mira të kampionatit e për rrjedhojë një 90-minutësh shumë i vështirë për t’u parashikuar. Partizani dhe Skënderbeu në një akt të rëndësishëm në procesin e e vendosjes së hierarkive në futbollin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...