Habit legjenda e Liverpoolit: City do ta fitojë Premierligën

Tuesday, 30 October 2018 13:44

​Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, mendon se Manchester City do të arrijë ta fitojë përsëri titullin e Premierligës, përkundër formës së mirë nëpër të cilën është duke kaluar ish-klubi i tij.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti ta sigurojë fitoren e radhës dje në Wembley në ndeshjen kundër Tottenhamit, e cila përfundoi me rezultat 1-0. Kjo fitore e kthen Manchester Cityn në pozitën e parë, por me pikë të barabarta me Liverpoolin, përcjell Gazeta Express.

Carragher kishte qenë futbollist i Liverpoolit për gjithë karrierën e tij, madje edhe kishte qenë në akademi të klubit. Ai kishte luajtur për ekipin e parë nga viti 1996 deri në vitin 2013, duke i bërë gjithsej 508 paraqitje për klubin. Megjithatë, në këto 17 vite, ai nuk e kishte fituar asnjëherë titullin e Premierligës.

“Le të mos bëjmë shaka me veten. Pjesa tjetër e klubeve që mendojnë se mund ta fitojnë titullin e Premierligës, si Liverpooli dhe Chelsea, nuk mund të kenë qenë duke e shikuar ndeshjen sonte dhe të mendojnë se City do të humbasë pikë”, ka thënë Carragher, i cili tani punon si analist i Premierligës në Sky Sports.

“Tani u bënë tri ndeshje si mysafir kundër rivalëve të mëdhenj këtë sezon dhe ata kanë arritur t’i sigurojnë shtatë nga gjithsej nëntë pikë të mundshme. Mendoj se Tottenhami bëri një punë të mirë sonte. Ata ishin në rregull. Por, City ishte më i mirë”.

“Mendoj se këtë gjë e kuptuam sonte. Manchester City është një nivel më lart se të tjerët. Kjo është pse ata arrijnë të fitojnë ndeshjet ku nuk duket se janë në formën e tyre më të mirë dhe kjo është pse do të jetë e vështirë t’ia marrësh titullin e Premierligës këtë sezon”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...