Alegri “ngre peshë” tifozët e Juves: Gati të fitojmë Championsin

Tuesday, 30 October 2018 19:31

Rreth 1 mijë tifozë të Juventusin u mblodhën në qendër të Milanos, për të pritur disa prej lojtarëve bardhezinj, në 1-vjetorin e hapjes së dyqanit të Adidas në këtë qytet. Ovacione të shumta për yje si Paulo Dybala, Kuadrado, Bernadeski, Kielini apo Pjaniç, edhe pse mungonte Cristiano Ronaldo.

Të shumtë ishin tifozët që në kor thërrisnin: “Na sillni Championsin”, dhe shpresat janë në nivele akoma edhe më të larta, pas fjalëve të teknikut Alegri: “Shtatë tituj kampion dhe dy finale në Champions në 7 vitet e fundit, po bëhet gjithmonë e më e vështirë të mbajmë këtë nivel, por nëse duam të përmirësohemi, ka vetëm një mënyrë, të fitojmë Championsin.”

“Këtë vit ka një kandidat shumë të fortë, që mund ta gjejmë në fund të rrugës, dhe ky është Barcelona. Duhet të jemi gati për një ekip të tillë. Në muajin Mars, fillon një kompeticion tjetër në Champions, dhe ne duhet të jemi të gjithë në formë. Shumë ndeshje i vendosin episodet, dhe na duhet edhe pak fat. Këto fitore këtë sezon janë vetëm si meritë e djemve në fushë. Nuk duhet të vetëkënaqemi, sepse jemi ende në fillim. Shpresojmë të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...