Legjenda e Liverpool: Xherdan Shaqiri është i paparashikueshëm

E mërkurë, 31 October 2018 19:36

Futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, duket se ka gjetur besimin e munguar tek anglezët e Liverpool.  Tifozët tashmë e kanë kthyer në temë të ditës, ndërsa fjalët e mira nuk mungojnë  për asnjë moment.

Krahas tifozëve, vlerësime dhe fjalë pozitive nuk kursehen të japin as ish-legjendat e klubit  të “The Reds” për  futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, i cili duket tashmë një bast i fituar i Jurgen Klopp me drejtuesit e skuadrës.

Legjenda e klubit anglez, John Aldrige, ka thënë fjalët më të mira për shtatshkurtrin me origjinë nga Kosova, por që karrierën e ka zhvilluar në kontinentin Europian.

“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Kardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë. Ai është absolutisht i shkëlqyer. Mendoj se Shaqiri për 13 milionë paund ishte goditja më e mirë e merkatos verore” – tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...