“Më mungon baba”, djali i ish-presidentit të Leisterit merr stafetën

E Enjte, 01 November 2018 11:51

Para disa ditësh në Leister ndodhi tragjedia e rënies së helikopterit të presidentit të skuadrës së Liesterit ku në bord ishte dhe vetë presidenti Tai Viçai Srivaddhanaprabha.

Ndërsa të gjithë kanë kryer homazhe përfshirë edhe lojtarët e Leisterit, tani stafeta për të vazhduar punën e lënë përgjysmë i ka mbetur djalit të tij Eiuejt Srivaddhanaprabha.

Ai ka marrë mbështetjen e të gjithë stafit të Leisterit dhe duket që akoma po e vuan ndarjen nga babai i tij. Në një mesazh të shkruar së fundmi ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira dhe në fund ka shkruar: “Më mungon baba, me gjithë zemër”. Ndërsa ai ka shkruar se do ta vazhdojë punën e lënë përgjysmë nga babai i tij dhe shpreh mirënjohje për të gjithë.

Vichai

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, për mbështetjet e jashtëzakonshme që keni treguar. Ajo që ndodhi, më bëri të kuptoj se sa i rëndësishëm ishte babai im, për kaq shumë njerëz në botë dhe jam prekur nga fakti se sa shumë njerëz e mbajnë në zemër atë. Jam jashtëzakonisht krenar, që kam baba një njeri të tillë. Nga ai kam trashëguar misionin e madh për të vazhduar përpara dhe këtë kam ndërmend të bëj. E di se do të marr mbështetjen e nevojshme nga të gjithë ju për ta bërë të mundur këtë gjë, ndaj ju jam shumë mirënjohës për mesazhet dhe fjalët e ngrohta. Babai më ka mësuar të jem i fortë dhe të kujdesem për familjen. Ai më mësonte shumë gjëra për jetën dhe punën dhe e bëntë në një mënyrë që mos të dukeshin si leksione të lodhshme. Ai ishte mentori dhe modeli im në jetë. Sot më ka lënë këtë trashëgimi dhe do të bëj gjithçka, për të çuar përpara vizionin dhe ëndrrat e tij. Familja ime dhe unë duam t’ju falënderojmë edhe njëherë të gjithëve, për fjalët e ngrohta dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira. Më mungon babi, me gjithë zemër”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...