Rikthimi i Messit ‘trondit’ Interin

E Enjte, 01 November 2018 16:21

Rikthimi i Messit në stërvitje  ditën e djeshme i bërë publik nga një njoftim në faqen zyrtare të klubit katalanas duket se ka ndikuar jo vetëm tek optimizmi i Barçës, por ka shtuar nivelin e frikës

E përditshmja spanjolle “AS” sot shkruan një artikull se ylli katalanas po bën të pamundurën dhe rikuperimi po avancon: “Nuk ka ndërprerje për Messin”. Pra, sot askush në klub nuk përjashton mundësinë që Messi të bëhet pjesë e skuadrës që do të udhëtojë për ndeshjen e së martës mbrëma, por prania e tij është praktikisht e garantuar që ai do të marrë pjesë në trajnimin në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan SP.

Mësohet se këtë fundjavë argjentinasi do të heqtë paftet metalike që mbajnë krahun e tij statik dhe të palëvizshëm për t’i zëvendësuar ato me një mbrojtje shumë më fleksibël dhe të rehatshëm që do ta lejojë atë të luajë nëse trajneri e sheh të nevojshme. Sot ai është kthyer në trajnimin 12 ditë pas pësimit të dëmtimit në ndeshjen kundër Sevilla, që u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-2, ku Messi luajti vetëm 26 minuta.

Edhe Umtiti është bashkuar me grupin, pasi prej një muaji ka qëndruar jashtë fushave të blerta pas dëmtimit të gjurit. Megjithatë, nuk ka dyshim që prania e yllit katalanas në Milano, në formacion ose duke e filluar nga stoli është një goditje e rëndë për rivalët zikaltër. Gjithashtu, duhet thënë se ndeshja kundër Interit është jetike për Barcelonën, pasi sigurojnë kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Dhe në aspektin individual, do të ishte shansi i fundit që Leo do të kërkonte për të fituar “Topin e Artë”, pasi votimi mbyllet më 9 nëntor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...