Habit gruaja e yllit të Atletiko Madrid: Nuk më lënë të punoj për shkak të Kokes

E Enjte, 01 November 2018 17:56

Të gjithë e njohim Koke, mesfushorin simbol të Atletiko Madrid, së fundmi vëmendja është përqendruar shumë tek ai, por në këtë rast për hir të bashkëshortes Beatriz Espejel.

Ajo është 29 vjeçe dhe ndryshe nga shumë gra të tjera futbollistësh, ajo nuk është një modele (edhe pse nuk i mungon asgjë për të qenë), por një mësuese, titull të cilin e ka fituar pasi ka marrë një diplomë në edukim fizik dhe anglisht.

Duke iu përgjigjur fansave në ‘Insta story’ ajo ka folur për jetën e saj profesionale. Në një “story” të publikuar kohët e fundit, Beatriz ka shkruar se ka pasur shumë vështirësi për të zhvilluar punën për të cilën ka studiuar shumë: “Duket se disa shkolla nuk besojnë se unë kam aftësitë e duhura për të dhënë mësim, sepse jam gruaja e një futbollisti”, ka shpjeguar ajo. “Do të doja të trajtohesha si një mësuese normale dhe jo si gruaja e Koke”.

E konsideruar si një nga 10 “wags”-et më të mira të edicionit të kaluar të Champions League, bashkëshortja e lojtarit të Atletiko Madrid ka zbuluar edhe projektin që do të realizojë në të ardhmen me burrin e saj, hapjen e një qendre sportive.

“Kur Koke të tërhiqet nga futbolli do të mund t’i dedikohem plotësisht këtij projekti, për momentin jeta jonë është pak e çmendur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...