Europa League/ 3 shqiptarë titullarë te Lacio, ja sfidat e tjera

E Enjte, 08 November 2018 18:00

Do të luhen mbrëmjen e sotme 24 takimet e vlefshme për raundin e 4-t të grupeve në Ligën e Europës. E gjithë vëmendja është te skuadrat e mëdha si Milani, Arsenali, Çelsi apo dhe Lacio që janë dhe pretendentet kryesore për ta fituar trofeun e dytë më të rëndësishme për klube pas Ligës së Kampionëve.

Astana-Jablonec dhe Feberbahçe-Anderleht janë 2 sfidat e para që ngritën siparin e kësaj mbrëmje. Këto 2 përballe janë të vlefshme për grupet K dhe D. Ndërkohë në orën 18:55 do të jetë radha e Lacios, Çelsit, Sevijas.

Në sfidën përballë Marsejës, trajneri lacial, Simeone Inzagi ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë 3 shqiptarët, Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Ndërkohë për sa i përket Eros Grezdës, mesfushori nuk është preferuar nga trajneri i Rejnxhërsit në formacionin  titullar në transfertën ndaj Spartakut të Moskës, teksa pritet të marrë disa minuta në pjesën e dytë.

Ora 21:00 do të kulmojë me përballjen Betis-Milan, teksa kuqezinjtë do të tentojnë të hakmerren pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj spanjollëve të Betis. Sfidë tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Arsenalit dhe Sportingut.

Lacio 470x459

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...