Edhe Majlinda fiton të artën në Grand Prix

Premte, 09 November 2018 14:25

Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), fiton medaljen e artë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit.  Majlinda tregoi mjeshtrin e saj.  Trimëresha jonë dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp dhe e fitoi të artën. Majlinda dëshmoi klasin e saj, pas të argjendtës në Grand Slam në Abu Dhabi, tani rrëmbeu të artën.   Majlinda triumfon me ippon apo një sekondë e 52 sekonda para kohe.

Majlinda Kelmendi fillimisht e eliminoi Madelene Rubinstein nga Norvegjia, pastaj në çerekfinale ka qenë më e mirë se  Reka Pupp (Hungaria) dhe në gjysmëfinale  e rrëzoi  Ana Box Perez (Spanja). Majlinda në finale ka qenë më e mirë se Tschopp.

 Distria Krasniqi shkëlqeu në finale dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg në garën Grand Prix që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Ajo në finale i dha leksion hungarezes  Eva Csernoviczki. Distria me Ipoon e mundi hungarezen.

Distria Krasniqi e kishte ditën e saj. Ajo tregoi përformancë të shkëlqyeshme në secilën luftë. Distria me një teknikë të përsosur e hoqi qafesh Tamar Malca nga Izraeli, ndërsa në çerekfinale ka qenë më e mirë e se Katharina Menz e Gjermanisë. Distria bëri luftë mjeshtërore në gjysmëfinale, duke e mundur holandezen Amber Gersjes dhe në finale e mundi Eva Csernoviczki.

 Distria Krasniqi (48 kg) ballafaqohet me hungarezen Eva Csernoviczki dhe Majlinda Kelmendi përballet me Evelyne Tschopp nga Zvicra, ndërsa

Nora Gjakova do të lufton në finale me gjermanen Theresa Stoll.

Xhudistet tona po tregojnë formë të jashtëzakonshme dhe vetëm kanë siguruar medaljet për Kosovës. Majlinda, Distria e Nora isjellin medalje të reja shtetit tonë. Ato synojnë medaljet e arta. Edhe një herë xhudo konfirmon fuqinë dhe që është sport nacional në vendin tonë. Nuk kanë medalje që nuk kanë fituar deri të medalja e artë olimpike që e fitoi Majlinda në Rio.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është sikurse në qiellin e shtatë në garën prestigjioze që po zhcillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kjo është ditë e madhe për Kosovën! Xhudoja jonë po sundon botën dhe trimëresha tona po fitojnë pikë të reja olimpike, me hapa të fuqishëm po shkojnë drejt Tokios.

Majlinda Kelmendi (52 kg) ka fituar në gjysmëfinale me Ippon ndaj Ana Perez box nga Spanja.

Ndërsa Distria Krasniqi (48 kg) ka mposhtur Amber Gersjes nga Holanda në gjysmëfinale, që të dyja janë kualifikuar në finale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...