​Zbulohet arsyeja pse Guardiola e qortoi Sterlingun pas fitores në derbi

Hënë, 12 November 2018 12:36

Sapo gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes kundër Manchester Unitedit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shkoi drejt lojtarit të tij, Raheem Sterlingut, të cilin e qortoi për sjelljen e tij në fund të ndeshjes kur kishte tentuar t’i turpëronte Alexis Sanchezin dhe Marouane Fellainin.

Guardiola arriti përmes taktikave të tij ta mposhtë rivalin e tij të vjetër, Jose Mourinhon, në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin Etihad, që përfundoi me rezultat 3-1.

Edhe pse në konferencën për shtyp, që u mbajt menjëherë pas ndeshjes, strategu spanjoll u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij, ai e kishte qortuar Sterlingun në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

 

Në minutat e fundit të ndeshjes, Sterlingu i bëri disa driblime të vazhdueshme të topit me qëllim për t’i turpëruar dhe provokuar lojtarët e “Djajve të kuq”, Sanchezin dhe Fellainin. Juan Mata, kishte shkuar te Sterlingu për ta kritikuar për sjelljen e papërshtatshme, megjithatë anglezi ishte mbështetur nga tifozët e klubit në stadium

 

This is why Pep Guardiola is the best coach in the world because even after a great win he still has that desire to tell Sterling what he could do better

135 people are talking about this

Sapo përfundoi ndeshja dhe sapo Jose Mourinho doli na fusha dhe shkoi drejt zhveshtores, Guardiola shkoi te Sterlingu dhe tentoi t’ia sqarojë atij se ai nuk duhet të sjellët në këtë mënyrë me lojtarët e tjerë.

Sterlingu ishte habitur nga kjo gjë dhe tentoi t’ia sqaronte veprimin e tij Guardiolës, megjithatë ishte e qartë se këta të dy kishin botëkuptime plotësisht të ndryshme për këtë incident dhe nuk u pajtuam.

Por, Guardiola dhe Sterlingu e harruan shpejt këtë ngjarje pasi që e uruan njëri-tjetrin për fitoren dhe vazhduan ta festojnë triumfin në derbin e Mançesterit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...