Mbrojtësi 23 vjeçar shikon vdekjen me sy, i shpëton atentatit me gjashtë plumba

Hënë, 12 November 2018 20:30

Eliminimi nga Kupa Sudamerikane mund t'i kishte kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të Deportivo Cali, Juan Sebastian Quintero.

23 vjeçari është vendosur përballë një atentati mafioz, të cilit i ka shpëtuar për një fije. Sipas mediave kolumbiane, atentati ka ndodhur rreth orës 10:45 në orën lokale në afërsi të stadiumit të Cali, "Palmaseca". Ende nuk ka të dhëna, por burime të tjera detajojnë se automjeti ku ndodhej Quintero ka marrë të paktën gjashtë të shtëna.

Hetimet ende janë duke u zhvilluar në mënyrë më të detajuar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aktin dhe të dyshuarit e parë janë anëtarë të një skuadre të organizuar të Deportivo Cali që nuk e ka shpallur emrin e saj. Pavarësisht frikës, Quintero dhe vëllai i tij më i vogël, i cili ishte në makinë më të, arritën të zbrisnin nga automjeti dhe të largoheshin.

Babai i mbrojtësit 23 vjeçarit tha se djali i tij, sipas mendimit të ekspertëve që vlerësuan vendin e krimit, "e shpëtoi vetëm një mrekulli".

"Ne ishim duke ngrënë së bashku dhe, ndërsa unë isha duke pritur për të, mora një telefonatë nga një mik që më tregonte se çfarë kishte ndodhur.Futbolli nuk arrin deri në atë ekstrem ".-deklaroi babai i Quintero.

Skuadra kolumbiane e Cali, ku aktivizohet Quintero u eliminuan nga Kupa Sudamerikane nga Independiente Santa Fe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...