Real Madrid, 101 milionë euro për dy lojtarë që do të zëvendësojnë Ronaldon

Tuesday, 20 November 2018 12:58

Largimi i Kristiano Ronaldo drejt Juventusit ka lënë një “gropë” te Real Madrid sa i përket kontributit që jepte në fazën ofensive portugezi me golat e shënuar. Janë pikërisht ato gola të munguar që bëjnë diferencën me sezonet e kaluara të Realit, ndaj madrilenët po mendojnë si të korrigjojnë sa më shpejt gabimin duke afruar lojtarë të cilët të sjellin përsëri efikasitet në fazën ofensive.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, janë piketuar që tani dy lojtarë të cilët mund të bëjnë të mundur që të rritet ndjeshëm realizimi para portës i ekipit të drejtuar nga Santiago Solari. Markus Rashford dhe Kristian Eriksen janë emrat e zgjedhur për t’u afruar në verën e ardhshme dhe Real Madrid ka gati 101 milionë euro për të siguruar firmën e dy futbollistëve.

Për sulmuesin anglez ofrohen 56 milionë euro, pasi në Spanjë janë të bindur se ai ka potencialin për t’u bërë Ronaldo i ardhshëm i tyre, me lojën vertikale dhe shpërthimet e tij, edhe pse nuk ka teknikën e portugezit. Në ndeshjet e fundit të Anglisë, ai është monitoruar nga të dërguar të klubit spanjoll në stadium pikërisht për këtë arsye.

Ndërkohë, Eriksen pritet të kushtojë 46 milionë euro dhe do të jetë pasardhësi i Luka Modriç, i cili shihet tashmë drejt rënies dhe jo aq i lumtur që mbeti pjesë e Realit kur në verë po kërkonte largimin. Danezi ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij ndaj shitja në verë do të ishte opsioni më i mirë i mundshëm i klubit anglez.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...