Statistikat mbresëlënëse të Shaqirit

E Enjte, 17 Janar 2019 15:15

Xherdan Shaqiri ka arritur ta dëshmojë veten gjatë këtij sezoni të Premierligës përmes paraqitjeve të tij mbresëlënëse kurdo që i është dhënë mundësia nga trajneri Jurgen Klopp. Sipas statistikave të këtij sezoni, Shaqiri është lojtari i 11-të më i vlefshëm në skuadrën e Liverpoolit, duke e lënë prapa vetes portierin Alisson.

Liverpooli ka qenë skuadra më e mirë në Premierligë gjatë këtij sezoni, duke e arritur kështu vendin e parë në tabelën e ligës, me pesë pikë më shumë se rivali Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Për ta arritur këtë sukses, trajneri Jurgen Klopp është mbështetur te aftësisë e lojtarëve të tij, të cilët i ka përdorur disa më shumë e disa më pak. Përderisa Shaqiri nuk ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, statistikat e tij gjatë këtij sezoni dëshmojnë sa i rëndësishëm është ai për skuadrën e Kloppit.

Shaqiri është lojtari i 11-të më i mirë në skuadrën e Liverpoolit, sipas statistikave të grumbulluara nga uebsajti i futbollit, whoscored.com. Ai është vlerësuar me notën 6.91, ndërsa në vendin e parë pozicionohet Mohamed Salah, i vlerësuar me notën 7.7.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka luajtur më pak minuta në ndeshjet e këtij sezoni, në krahasim me lojtarët e vlerësuar më lart se ai. Megjithatë, ai ka arritur ta dëshmojë veten në ndeshjet që iu është dhënë mundësia, përmes gjashtë golave të shënuar dhe dy asisteve.

Këto statistika janë grumbulluar vetëm për ndeshjet e Premierligës. Ndërsa, sipas statistikave të Ligës së Kampionëve, Shaqiri është lojtari i 12-të më i vlefshëm në skuadrën e Liverpoolit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...