“Euro2020”/ Islanda sfida që duhet fituar, statistikat kundër Shqipërisë

Tuesday, 10 September 2019 13:14

“Islanda do të tregoj shumë për të ardhmen në “Euro2020”, është ndeshja më deçizive e cila duhet fituar me çdo kusht”, kështu u shpreh Edi Reja në konferencën zyrtare për shtyp në vigjilje të sfidës kundër ekipit ishullor. Tekniku italian është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet Shqipëria, çdo përfundim tjetër do të shuante përfundimisht çdo ëndërr të ndërtuar në periudhën post “Euro2016”.

Reja

Islanda përcakton jo vetëm fatin e ekipit kuqezi në këto kualifikuese por një sfidë e cila do të përcaktoj dhe strategjinë e FSHF-ës për pjesën e mbetur të kualifikueseve dhe të ardhmen, ku në pikëpyetje është dhe vetë e ardhmja e Rejas, pasi llogaritë për një rinovim të mundshëm do të bëhen në fund të kualifikueseve.

Islanda

Islanda është një kundërshtar që mund ta shmangnim me kënaqësi në këtë momente, ku humbja përballë Francës ka lënë jo pak pasoja. Islanda është gjithashtu një kundërshtar që na ka hapur gjithnjë probleme, ku në 6 sfida kanë fituar katër dhe kanë humbur dy. Një statistikë interesante është se Islanda nuk ka fituar asnjëherë jashtë fushe në kualifikueset europiane në historinë e saj kur ka pësuar gol e para, ndërsa ka fituar 9 nga 11 ndeshjet jashtë kur ka gjetur vetë golin e para, teorikisht kjo është një ndeshje e cila vendoset kush shënon i pari dhe kurrsesi një ndeshje pa gola dhe në barazim, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Statistikat thonë se në tre ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, goli i parë është shënuar brenda 25 minutave të para dhe gjithashtu se Shqipëria ka shënuar 4 nga 6 golat e saj në kualifikuese pas minutës së 85-të. Këto intervale të ndeshjes pritet të jenë të “zjarrta” por në futboll çdo statistikë është bërë për tu thyer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...