×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Reali në finale, Bayern shpresoi deri në minutën e fundit

Tuesday, 01 May 2018 22:47

Real Madrid është në finale të Ligës së kampionëve falë portierit të tyre Keylor Navas
Tri ndërhyrje për të shpëtuar tre gola të sigurt dhe Real Madrid shkon në finale.

Ky ishte bilanci i sotëm i portierit të Real Madridit që bëri të shkojë në finale të Kievos në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë në mes të Real Madrid dhe Bayern ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Të paret që kaluan në epërsi ishin Bayern të cilët shënuan me anë të Joshua Kimmich në minutën e 3’të të takimit.

Pas kësaj Real arrin ta barazoi rezultatin në minutën e 11’të, me Benzemën pas një hutie që krijohet në mbrojtjen gjermane.

Bayern duhet të shënoi së paku edhe një gol dhe mos të pësojë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime ose të shënoi dy për t’u kualifikuar në finale.

Ndërkohë Real Madrid edhe me barazim mund të shkojë në finale, por do të jenë më të sigurt nëse shënojnë një gol në pjesën e dytë.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Galaktikët, ku goli i dytë i tyre erdhi që në minutën e 46 të pjesës së dytë.

Bezema shfrytëzoi për mrekulli një gabim të mbrojtjes bavareze për të shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Bavarezët u kthyen shpejt në lojë, ku në minutën e 63’të për ta shënon ish lojtari i tyre, i huazuar në Bayern, James Rodriguez.

Die Rotten ishin afër që të kalojnë në epërsi disa herë gjatë ndeshjes por portieri Keylor Navas del në skenë për të bërë tri pritje fenomenale, një të Alabas dhe Tulissos që ishin gola të sigurt por që portieri i Los Blancos u tregua fenomenal.

Rezultati 2-2 e dërgoi Realin në finale me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Finalistin tjetër Real do ta mësoi në ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohet nesër në mes të Romës dhe Liverpoolit.
Ky është viti i tretë me radhë që Real Madrid shkon në finale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...