Me humbjen e turpshme në Torino ndaj Realit të Madridit, Juventusi është me një këmbë jashtë Champions League.
Dy finale të humbura vitet e fundit dhe në prag eliminimi, i kanë bërë drejtuesit e kampit bardhezi të mendojnë për drejtim të ri në stol.
Me Allegrin, Juventusi ka triumfuar vitet e fundit në Serinë A por kjo nuk mjafton.
Nga ana tjetër edhe vetë Massimilliano Allegri ka pasur shumë oferta.
Sipas “Corriere dello Sport”, klubi ka kontaktuar disa kandidatë, por emri më i përfolur së fundi është ai i Carlo Ancelottit që do ishte një rikthim te ‘Zonja e Vjetër”.
Ancelotti aktualisht është duke pushuar pasi u largua nga Bayerni dhe Juventusi do të ishte destinacioni i përsosur për të pas eksperiencave me shumë klube të mëdha si Reali i Madridit, Chelsea apo Milani.