Së fundmi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për futbollistin shqiptar që luan me Bolonjën, Blerim Xhemailin. Mesfushori i cili është pjesë e përfaqësueses zvicerane, pas divorcit me bukuroshen shkodrane Erjona Sulejmani sot është përballur me një episod dhune.
3 tifozë të Bolonjës në qendrën stërvitore te klubit ndalën mjetin e Xhemajlit, fillimisht për t’i kërkuar autograf, por pasi hapi xhamin, u përball me një tentativë goditjeje. Mësohet se mesfushori arriti të shmang goditjen dhe të largohet menjëherë, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kohët e fundit Xhemajli ka qenë në qendër jo vetëm të shtypit sportiv, por edhe atij rozë për shkak të divorcit me bashkëshorten e tij shkodrane, Erjona Sulejmani.