Këmbimi valutor, euro vijon rënien, rriten dollari dhe paundi britanik

Hënë, 18 June 2018 11:00

Tregu i këmbimit valutor është hapur ditën e sotme me një rritje të valutave të huaja si dollari amerikan dhe stërlina britanike, ndërkohë që euro vijon trendin rënës.

Në hyrje të sezonit turistik, shpenzimet në euro në vizitorëve, por edhe remitancat që sjellin emigrantët që kthehen për pushime në atdhe, duket se kanë sjellë sërish një tepricë të madhe të euros në treg. Kjo tepricë ka bërë që politika e Bankës së Shqipërisë për të rikthyer euron në nivele normale të mos jetë ende efektive.

Ditën e hënë, euro është zhvlerësuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi, duke rënë në vlerën e 125.5 lekëve në blerje dhe 126.5 lekëve në shitje. Megjithatë, duket se valuta do të ndalet në këtë kurs, për shkak se luhatjet edhe në mëngjesin e sotëm kanë qëndruar brenda kufijve të 0.1 lekëve.

Ndërkohë, dobësimi i lekut duket se po jep efekt në kursin e valutave të tjera. Dollari amerikan është rritur me plot 2.1 lekë për njësi krahasuar me vlerat e ditës së premte. Sot valuta e SHBA këmbehet për 108.3 lekë në blerje dhe 109.5 lekë në shitje.

Një ecuri të ngjashme ka ndjekur edhe paundi britanik, duke u forcuar me 1 lek për njësi. Stërlina këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 143.3 lekë në blerje dhe 144.5 lekë në shitje, por duket se do të ndjekë një trend rënës gjatë ditëve në vazhdim.

Sa i takon valutave të tjera dollari australian është regjistruar në rritje me 0.5 lekë për njësi, ndjekur nga dollari kanadez, i cili është forcuar me 0.4 lekë për njësi dhe franga zvicerane e cila është rritur lehtë me 0.2 lekë për njësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...