Turizmi, RCC edhe 550 mijë euro grand për Ballkanin Perëndimor

Premte, 09 November 2018 07:05

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) do të japë dhjetë dymbëdhjetë grante të para në vlerë totale prej 550,000 euro për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Lajmi i bërë publik nga vetë institucioni njofton se Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Goran Svilanoviq; Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit do të njoftojë për grantet në një ceremoni në Sarajevë ditën e sotme, ku do të specifikohen edhe shumat për secilin shtet.

Ky grant vjen në mbështetje të zbatimit të projektit të 3P-ve në Turizëm në vendet e Europës e Europës Juglindore. 3 P-të qëndrojnë për Promovim, Politika dhe Programi i Granteve

Këto 12 grante janë kësti i parë i granteve të planifikuara dhe që sipas parashikimeve, do tëe tejkalojnë numrin e 30 të tillave, dhe që do të jepen në një kohëzgjatje 3-vjeçare të Projektit të Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit të zbatuar nga RCC të financuar nga BE.

Projekti punon për të zhvilluar ofertën e përbashkët rajonale të kulturës dhe aventurës, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe infrastrukturës përgjatë rrugëve të përzgjedhura dhe për të rritur numrin e turistëve që vizitojnë rajonin përmes promovimit të qëllimshëm dhe intraregional.

Fushat prioritare sipas guidës së publikuar nga RCC janë Turizmi Kulturor, ku vëmendje do të marrin temat që do të trajtojnë:

a) Kryqëzimin e civilizimeve si pjesë e identiteti rajonal
b) Vendet arkeologjike të periudhës romake
c) Arti dhe monumentet e pas Luftës së Dytë Botërore.
Fusha e dytë është turizmi i aventurës, ku vëmendje do të marrin projektet që kanë të bëjnë me Via Dinarica.

Dy muaj më parë, RCC njoftoi se në të njëjtin kuadër, akordoi 540 mijë euro për zhvillimin e turizmit të aventurës në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...