Kryeprokurori italian jep alarmin: Ndrangheta e mafia shqiptare kontrollojnë kokainën

Hënë, 19 November 2018 16:48

Kokaina e cila trafikohet nga Shqipëria nga Shqipëria është në duart e Ndranghetas, e cila në bashkëpunim me mafien shqiptare, paratë i investojnë në lojërat e fatit.

Alarmin e ka dhënë Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho,i cili ka konfirmuar dhe një herë sot lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafies kalabreze, Ndrangheta.
Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

“Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjinoheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufishme që ndikojnë në ekonominë reale”, ka deklaruar Kryeprokurori i Antimafias e Antiterrorizmit italian Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencës vjetore "Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit", mbajtur në qytetin e Venecias.

“Mafia kalabreze, Ndrangheta, tha ai, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”.

Sipas kryeprokurorit të Antimafias, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre.

“Tregu i drogës, tha ai, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin”.

“Faktikisht gjendemi përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mendjen e tyre të rafinuar , ka deklaruar De Raho.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...