LAJM I FUNDIT/ Ja 4 kushtet e studentëve për t'u tërhequr, ndryshe ...

E mërkurë, 05 December 2018 19:24

Lëvizja për Universitetin i ka kthyer reagimit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nivelin e financimeve publike dhe tarifën maksimale për shkollën e lartë e vendos qeveria.
Studentët thonë se kreu i qeverisë nuk duhet t'ia kalojë stafetën universiteteve, pasi rishikimin e vendimit të qeverisë e bën vetë Këshilli i Ministrave, e jo universiteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook. studentët i kërkojnë qeverisë të rrisë buxhetin për arsimin dhe të ulë tavanin e tarifave vjetore për studimet e larta. Më pas, universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave. Sipas “Lëvizjes për Universitetin”, në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për 5 vite të mëparshme rresht. Studentet kërkojnë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas.

Sa i përket tarifës që paguhet për provimet e mbartura në vjeshtë, studentët sqarojnë se jo të gjithë janë mbetës dhe se shumë e bëjnë këtë edhe për përmirësim të notave. Por shumë prej tyre zgjedhin t’i shtyjnë provimet pasi studiojnë dhe punojnë njëkohësisht. Lidhur me faktin e sqaruar nga kryeministri se tarifat për provimet e mbartura do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, “Lëvizja për Universitetin” deklaron se mbron interesat e mijëra studentëve që do të nisin në vazhdimësi shkollat e larta.

Reagimi i "Lëvizjes për Universitetin"

Përgjigje kryeministrit:

1. Nivelin e financimit të universiteteve publike dhe tarifën maksimale e vendos qeveria. Rrisni buxhetin dhe ulni tavanin! Pastaj universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave.

2. Në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për pesë vite të mëparshme rresht. Përveç kësaj, ne kërkojmë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas. E kupton logjikën apo ke nevojë për një orë leksioni?!

3. Ne nuk jemi mbetës. Jemi mijëra studentë që punojmë dhe studiojmë fort. Prandaj shumë prej nesh zgjedhin t’i shtyjnë provimet, që të kemi mundësi të studiojmë më shumë.

4. Ne do të jemi gjallë edhe vitin tjetër. Siç do të futen në universitete dhjetëra mijëra studentë të tjerë. Ne luftojmë edhe për ta.

5. Rishikimin e v.k.m. e bën autoriteti që e ka hartuar, jo universitetet. Nuk ke një këshilltar që ka pak kulturë juridike?!

Cfarë deklaroi Rama

Ditën e sotme studentët e Universiteteve Publike në Tiranë u ngritën në protestë duke kërkuar heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për provimet e mbartura, shtyrjen e pagesës së shkollës në janar dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Qindra studentë bllokuan rrugën e Durrësit duke hedhur sende të forta dhe vezë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit. Përgjigjja e vetme që morën, ishte se tarifat janë përgjegjësi e Universiteteve. Përgjigje që u dha në kor si nga kryeministri Rama ashtu edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Studentët nuk e kanë lënë me kaq revoltën e tyre. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme në orën 8:00, kohë në të cilën do të bojkotojnë edhe mësimin.

Në njoftimin e "Lëvizjes për Universitetin" thuhet:

Nesër në orën 8.00 të mëngjesit studentët e të gjitha universiteteve publike do të bojkotojnë sërish mësimin duke u grumbulluar në oborret e fakulteteve përkatëse për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Në orën 10.00 protestojmë përpara Ministrisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave!

Qeverisë i kërkojmë:

1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:

1. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

2. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

REZISTENCA VAZHDON!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...